I ftuar në programin “Historia ime” në Tv Klan ishte eksperti i ekonomisë Pano Sako.

Ai u ndal tek ndikimi që ka në vend kjo situatë e krijuar si rezultat i pandemisë, por edhe pasojat tek biznesi.

Sako shprehet se fokusi kryesor sot është zgjidhja e problemit të pandemisë, por nuk është vetëm kjo që na vret sepse situata është e tillë, që personat që janë pjesë e biznesit të vogël nuk e kanë të sigurt mbijetesën.

Pano Sako: Kriza të tilla janë si një njeri që futet në xhungël. Kur t’i shkon në xhungël, që nuk është një habitat për njerëzit, rreziqet janë nga më të ndryshmet. E tillë është edhe mënyra sesi po serviret kjo krizë, si po vjen kjo krizë. Fokusi kryesor është zgjidhja e problemit të pandemisë, zgjidhja e situatës së virusit, por nuk është vetëm kjo që na vret. Ekonomia në vetvete është një kurbë që po rritet me një shpejtësi shumë të madhe. Në qoftë se do t’ju referohemi shifrave që ka dhënë vetë qeveria, programi ndihmës është 5.8 miliardë që u mendua për atë pagën e luftës dhe është menduar për rreth 220 mijë persona, biznes i vogël. Pra 220 mijë persona do të marrin atë pagën prej 26 mijë Lekësh bruto, por do t’ju mbahen edhe sigurimet shoqërore, edhe të gjitha detyrimet, sigurime shëndetësore dhe do të përfundojnë diku tek 21 mijë lekë dhe në rastin më të mirë do të përfundojnë në xhepin e tyre. Problemi është çfarë do të ndodhë më mbrapa, se për këtë muaj e zgjidhëm në një farë mënyrë hallin e tyre. Situata është e tillë që 220 mijë persona janë sot pjesë e biznesit, i cili nuk e ka të sigurt mbijetesën. Pra janë sot në shtëpi, se bizneset ku punojne janë të mbyllura. /tvklan.al