Eksperti sqaron të çarat e thella në tokë pas tërmetit dhe ndikimi i shiut

Eksperti sqaron të çarat e thella në tokë pas tërmetit dhe ndikimi i shiut

00:23 29/11/2019

Që prej ditës së djeshme është publikuar lajmi që ka pasur një ngritje të sipërfaqes së tokës prej 10 centimetrash në zonën e Durrësit.

Por mes njerëzve është përhapur edhe një material audio nga Italia, në të cilin thuhej se reshjet e shiut në këtë zonë mund të bëhen të rrezikshme për një goditje tjetër tërmeti.

Eksperti i mjedisit, Dëfrim Shkupi, pohoi se kjo gjë mund të jetë e vërtetë. Sipas tij, të çarat e krijuara prej tërmetit mund të furnizohen me ujë dhe pastaj gjenerojnë shembje të cilat mund të përkthehen si tërmete.

Juli Xhokaxhi: Në kuadër të këtyre gjërave që përhapen, më shumë për të qetësuar njerëzit. Unë e mora që mbrëmë, pastaj më thanë edhe njerëz të tjerë që e kishin. Është një material audio, në italisht, që vjen nga Italia, dhe që janë pyetur diçka si shtab ushtarak italian, që janë konsultuar dhe thuhet që reshjet e shiut në zonë për shkak se ka një devijim një ngritje me 10 centimetra të sipërfaqes së tokës, mund të bëhen të rrezikshme për një goditje të fortë. Na e sqaro që të sqarojmë publikun të lutem.

Dëfrim Shkupi: Është e vërtetë kjo. Sizmologu i shquar Betim Muço, ndjesë pastë, ka punuar 15 në Amerikë si konsulent i një instituti sizmolog edhe me thënë të drejtën ai u vlerësua direkt nga qeveria amerikane vetëm për rëndësinë që kishte ushtrimi i zanatit të tij, mori edhe nënshtetësinë amerikane në mënyrë të përshpejtuar. Dhe kohët e fundit ai ka bërë studime lidhur me ndikimin e ujëmbajtjes edhe për gjenerimin e tërmeteve edhe për rëndimin si të thuash të situatës së tërmeteve. Në studimin e tij ai paraqet që gjendja e ujëmbajtjes, në fakt është ndikuese edhe si të thuash përshpejtuese edhe në gjenerimin e tërmeteve. Esenca është që pikërisht lidhur me këto është shprehur në studimin  tij që konkretisht në Shqipëri tërmetet ndodhin në muajin Tetor, Nëntor, e përgjithshmja që ka ndodhur. Problemi është që përveç zonës së tërmeteve të intensitetit maksimal, shoqëria ka bërë një hartë të shkëputjeve aktive. Këto janë të çara të thella që natyrisht duke u furnizuar me ujë, këto fillojnë dhe gjenerojnë shembje që pastaj përkthehen në tërmete. Ka një vërtetësi kjo.

Denada Toçe: Është në teori apo është vërtetuar në praktikë?

Dëfrim Shkupi: Është vërtetuar në praktikë.

Blendi Fevziu: Lëre më mirë këtë. /tvklan.al


Grupi
LAJMET
Të ngjashme
Grupi