Në rubrikën “Shihemi në Gjyq”, Valbona ka rrëfyer mes lotësh tradhtinë nga bashkëshorti dhe betejën e dhimbshme për kujdestarinë e fëmijëve.
Ajo tregon se si, pas ndarjes, humbi të drejtën për t’u kujdesur për ta, pasi sipas saj, ekspertiza e psikologes ndikoi në vendimin e gjykatës.
“Ke ankth, mund t’i vrasësh fëmijët”, rrëfen Valbona fjalët që pretendon se i tha psikologia, ndërsa shpreh dhimbjen për largësinë nga fëmijët e saj.
Valbona: Një nënë të mos ketë aromën e fëmijës, të mos ketë mundësi të kujdeset për fëmijën. Ku ai babai nuk ishte i pranishëm, si mundet ai t’i veshë, t’i sistemojë dhe mbi të gjitha kam një vajzë, sepse ai mundet të jetojë e të bashkëjetojë me një femër, ku ai nuk e di se çfarë është femra.
Ardit Gjebrea: Valbona, fëmijët ku janë sot?
Valbona: Fëmijët jetojnë atje në Greqi.
Ardit Gjebrea: Po ti ku jeton?
Valbona: Unë jetoj në Kavajë.
Ardit Gjebrea: Fëmijët pse duhet të rrinë me babain dhe jo me ty?
Valbona: Gjyqi i pari ishte i pajtimit, pastaj vazhduam se si do të ndahet kujdestaria, vendosëm që kujdestarinë do ta marrin të dy fëmijët bashkë, që të mos ndahen, sepse nuk kanë diferencë në moshë. Gjyqi tjetër filloi për kujdestarinë, erdhi psikologia erdhi na mori në pyetje veç e veç, pastaj bashkë. Për të më hequr mua të drejtën e kujdestarisë më thanë “ti ke kaluar një ankth dhe mund të vrasësh fëmijët”. Kush është ajo nënë që mund të vrasë një fëmijë?!
Ardit Gjebra: Kush e tha këtë?
Valbona: Psikologia më tha! Dhe për këtë arsye unë e humba të drejtën në gjykatë.
/tvklan.al












Botërori 2026 
