Një sasi tritoli shpërtheu në orët e para të mëngjesit në një banesë tre-katëshe në pronësi të një punonjësi policie në qytetin e Fushë-Krujës. 

Persona të panjohur hodhën një sasi lënde shpërthyese në oborrin e shtëpisë së Fatmir Isufit. Shpërthimi i lëndës plasëse nuk ka shkaktuar të plagosur, por vetëm dëme materiale në banesën e policit, si dhe një klinikë dentare që ndodhet në të. 

Kamerat e sigurisë së objektit kanë regjistruar një person të veshur me një xhup me kapuç. Nga kqyrja e kryer nga ekspertët e policisë është vënë re se në kamerat e sigurisë shihet tek sa personi afrohet dhe nga jashtë murit rrethues hedh materialin shpërthyes. Në vendngjarje po ashtu hetuesit kanë gjetur edhe një dorezë e cila dyshohet se i përket autorit.

Pronari i objektit, efektivi i policisë nga deklarimet paraprake ka pohuar se nuk ka pasur asnjë konflikt me ndonjë person.

Policia po heton ngjarjen në pistën për shkak të detyrës, por edhe për shkak të konkurencës në klinikën dentare.

Tv Klan