Raportohet vetëm për dëme materiale

Një sasi tritoli ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në oborrin e një banese në zonën e Fllakës në Durrës.

Policia bëri të ditur se shpërthimi ndodhi rreth orës 05:35, në pjesën e jashtme të banesës së shtetasit Barjam Ndraxhi, e cila është e pabanueshme.

Nga shpërthimi ka vetëm dëme të vogla material, ndërsa janë shoqëruar në ambientet e Policisë disa persona të dyshuar për këtë ngjarje.

Tv Klan