Çomani: Nuk kam konflikte me persona të tjerë

Një sasi eksplozivi artizanal me baze lëndë djegëse ka shpërthyer pranë një automjeti të parkuar me lagjen numër 3 Durrës. Bëhet fjalë për një automjet tip “Renault”, në pronësi të shtetasit Albano Çomanit.

Mjeti ka pësuar dëmtime në pjesën e përparme të tij, ndërsa si pasojë e shpërthimit dëmtime ka pësuar edhe një tjetër mjet tip “Ford” i parkuar në afërsi me të.

Pronari i automjetit ka pohuar se nuk ka konflikte me persona të tjerë duke mos pasur asnjë të dyshuar për ngjarjen.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë mbërritën në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e mekanizmit të shpërthimit, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Tv Klan