Forcat xheniere kryejnë shpërthimin e kontrolluar

Një pako me eksploziv, me të cilën ishte lidhur një celular u gjet pranë Pallatit të Kulturës në Vlorë. Forcat xheniere që  udhëtuan nga Tirana kryen shpërthimin e telekomanduar të lëndës plasëse, katër orë pasi pakoja u pikas nga  qytetarë të rastit.

Policia pasi rrethoi zonën dhe largoi qytetarët, sekuestroi kamerat e sigurisë për të bërë të mundur  identifikimin e autorëve. Vendi ku ishte vendosur eksplozivi është një zonë mjaft e  frekuentuar nga qytetarët, ndërsa nuk dihet ende se kush ka qenë objektivi.

Tv Klan