Eksploziv objektit në ndërtim në Lezhë

Foto ilustrim

Eksploziv objektit në ndërtim në Lezhë

08:13 20/11/2020

Një sasi eksplozivi ka shpërthyer mbrëmjen e së enjtes në Shëngjin  të Lezhës.

Mësohet se lënda plasëse ishte vendosur pranë një objekti në ndërtim në pronësi të një personi që banon në Tiranë.

Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit./tvklan.al





Të ngjashme