Një sasi tritoli ka shpërthyer në banesën e familjes Daci në Bathore të Tiranës. Ata akuzojnë për këtë familjen Kolaveri me të cilën prej vitesh kanë një konflikt. Kjo është hera e dytë që familjes Daci i vendoset tritol. Ky është dhe momenti kur autori vendos lëndën eksplozive dhe largohet nga aty me shpejtësi. Disa sekonda më pas ndodh edhe shpërthimi. Kamera tregon orës 1:36 minuta pas mesnate. Dëmet në katin e parë dhe të dytë të ndërtesës janë të dukshme.

Konflikti mes djemve të dy familjeve kishte filluar në Francë para vitit 2015 dhe motiv ishte trafiku i klandestinëve drejt Anglisë. Në 4 Nëntor 2015, pasi palët ishin kthyer në Shqipëri në një lokal në bathore Gazmir Daci vret Valmir Kolaverin dhe plagos vëllain e tij Robertin. Në Shkurt 2016 policia arriti të arrestojë Gazmirin, i cili u dënua me pas me 35 vite heqje lirie.

Por këtu dyshohet se nisin dhe sulmet e familjes Kolaveri ndaj asaj të Dacit. Në 31 Korrik 2016 në kohën kur Gazmir Daci ndodhej ne burgun e Vaqarrit i bëhet një atentat. Drejt tij qëllohet me snajper gjatë kohë që ai ndodhej në ajrim. Por ai arriti ti shpëtonte plumbave, ndërsa u plagos gabimisht një i burgosur tjetër. Për këtë ngjarje u arrestua Ergys Kolaveri, i cili u dënua Gjykata e Krimeve të Rënda me 20 vite burg.

Tv Klan