Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë ka kërkuar të ndjekë hetimet për vendosjen e eksplozivit në dy shtyllat e tensionit të lartë në datën 1 Janar në fashtin Kallmet të Lezhës. Më shumë se 10 persona janë shoqëruar në Komisariatin e Lezhës për këtë ngjarje, por ende nuk ka asnjë të arrestuar.

Dyshohet se autorët mund të jenë të përfshirë edhe më parë në të tilla ngjarje. Hetimet e para që nisen nga Prokuroria e Rrethit të Lezhës nuk kanë arritur të hedhin dritë mbi ngjarjen. Burime pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda thonë së çeshtja do të kalojë nga Lezha në duart e Prokurorëve të kësaj shkallë të gjyqësorit.

Shpërthimi në Kallmet fatmirësisht nuk i rrëzoi dy shtyllat. Mbi katër kilogramë tritol u përdor në këtë ngjarje, por një sasi prej 2.3 kilogramësh nuk shpërtheu.Një nga shtyllat pësoi dëmtime në tre prej këmbëve mbështetëse ndërsa shtyllës tjetër i është dëmtuar vetëm bazamenti./tvklan.al