Eksportet e peshkut 5-fishohen – TV KLAN

Eksportet e peshkut 5-fishohen

Në 2018-n Shqipëria tregtoi jashtë 52.2 mln USD produkte

Eksportet e peshkut në Shqipëri kanë njohur një rritje të fortë gjatë 5 viteve të fundit, ku vetëm krahasuar me 2017-n, eksportet me jashtë të këtij produkti u shtuan me 16.2% në fund të vitit që shkoi.

Në 2013-ën tregtia jashtë Shqipërisë e peshkut ishte 11.6 milionë dollarë, ndërsa në 2018-ën vlera e eksporteve të peshkut shkoi në 52.2 milionë dollarë.

Të njëjtin trend rritës kanë patur edhe produktet peshkore. Shqipëria ka arritur të katërfishojë  eksportin e acugeve dhe sardeleve. Gjatë 2018 eksportet e tyre arritën në 7.7 ton, nga 1.7 ton që rezultonin në 2013-n.

Edhe procesi i peshkimit u rrit në vlerat më të larta historike, duke shkuar në 14.8 ton, më shumë se gjysma e të cilave u tregtuan jashtë.

Një vit më parë qeveria vendosi që të përjashtojë nga tatimi mbi vlerën e shtuar inputet për këtë sektor, ndërsa numri i anijeve të peshkimit shkoi në 450.

Që prej vitit 2015-ë Kuvendi miratoi në paketën fiskale përjashtimin e këtij sektori nga taksa e qarkullimit që mblidhet te nafta, duke bërë që një litër naftë për sektorin e peshkimit të kushtojë mes vlerave 70-80 lekë për litër.

Tv Klan

Kategori
EkonomiLajmet KryesoreTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*





Emisione