Muaj Mars i këtij viti shënoi një rritje me 4.9% të eksportit të mallrave krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2024 sipas të dhënave zyrtare. Vlera e tyre financiare në Mars arriti në 35 miliarde Lekë, ndërsa në 3 muajt e parë të 2025 eksportet e mallrave arritën vlerën 100 mld Lekëve.
Sipas INSTAT, gjatë muajit Mars në rritjen e eksporteve prej 4,9%, kanë ndikuar grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me +8,8%, “Tekstile dhe këpucë” me +1,2%, “Ushqime, pije, duhan” me +0,6 pikë përqindje.
Referuar INSTAT vendet me të cilat Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të eksporteve, në krahasim me Marsin e 2024 janë: Kosova me 83,1%, Greqia 13,2% dhe me 11.3% me Gjermaninë.
Ndërsa me po të njëjtat shtete pati rritje të eksporteve edhe në të 3 muajt e parë të këtij viti.
Sipas të dhënave zyrtare, shkëmbimet tregtare me vendet e Bashkimit Europian zënë 58,4%, të të gjithë tregtisë. Ndërsa partnerët kryesorë tregtarë të vendit tonë si në Europë dhe më gjerë janë Italia me 28,9%, Kina me 8,5%, me 7.7% Greqia dhe shteti turk me 7,2%.
Nga ana tjetër importet shënuan rënie sipas INSTAT përgjatë muajit Mars sidomos me shtete si Italia, Turqia dhe Gjermania duke arritur në vlerën 74 mld Lekë ose rënie me 1,4%.
Klan News