Rënia më e madhe në dy dekadat e fundit

Eksportet ranë me 9% në fund të vitit 2020, duke reflektuar efektet e pandemisë, edhe pse më të zbutura gjatë muajve të fundit. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave Shqiptare, vitin e shkuar kompanitë shqiptare kanë tregtuar jashtë 270 milionë dollarë mallra, duke shënuar kështu tkurrjen më të madhe në 2 dekadat e fundit.

Sektori më i prekur është ai i fasonerisë, i cili zë 5.3 pikë përqind të rënies, i ndjekur nga mineralet, lëndët djegëse dhe materialet e ndërtimit e metalet. Dega e ushqimeve dhe makinerive e pajisjeve ishin të vetmet që rezultuan me rritje.

Pavarësisht bilancit negativ të tregtisë me jashtë, në muajt e fundit sektorë të ndryshëm të ekonomisë rezultuan me rritje me përjashtim të atij të naftës dhe mineraleve të nëntokës.

Gjatë Dhjetorit shqiptarët i janë rikthyer rritjes së konsumit, tregues i cili dëshmohet nga rritja e importeve me një normë dyshifrore 10.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2019-s dhe me 10% me nëntorin e 2020. Rritja e importeve është ndikuar kryesisht nga furnizimi me lëndë të parë i bizneseve, ndërsa ushqimet rezultojnë me një rënie të lehtë prej 0.8% në fund të Dhjetorit.

Tv Klan