Ekspertët shprehen se përdorimi i telefonit para gjumit mund të rrisë rrezikun për kancer të zorrëve me 60 përqind. Drita blu e emetuar nga pajisjet mund të rrisë gjithashtu rrezikun e problemeve të tjera shëndetësore, siç janë mbipesha dhe çrregullimet e gjumit.

Studiuesit në Institutin “Barcelona” zbuluan që ekspozimi i tepërt në ekran gjatë natës mund të çojë në humbjen e niveleve të melatoninës, të cilat veprojnë si një antioksidant i fuqishëm në trup.

Kjo ndikon në nivelin e hormonit dhe rrit mundësinë për shfaqjen e disa llojeve të kancerit, si kanceri i prostatës dhe gjirit, të cilat kanë lidhje me hormonet.

Hulumtimi i kryer tregoi se njerëzit që kishin një ekspozim më të lartë ndaj dritës blu kishin 60 përqind rrezik më të lartë për të zhvilluar kancer të zorrës, sesa ata që ishin më pak të ekspozuar.

Ai shtoi se ka një shqetësim dhe rrezik të shtuar, kur bëhet fjalë për lidhjen midis kohës së ekranit dhe niveleve të kancerit./tvklan.al