Është çelur në kryeministri Ekspozita “Aleksandër Moisiu, njeriu dhe artisti” me  44 foto dhe dokumente të panjohura më parë, mbledhur nga arkivat austriake nga studiuesi Pjetër Logoreci.

Kryeministri Edi Rama çmoi figurën e aktorit me origjinë shqiptare, si një ndër 3 emrat më të mirë të artit të kohës së tij.

Për kreun e qeverisë, shëmbëlltyra e aktorit ishte ngulitur në memorie qysh në fëmijëri, teksa i ati e sendërtonte në skulpturë.

Kjo figurë, tha kryeministri Edi Rama, la shenja të thella , ku më pas kërkonte aktorët e skenës dhe filmit shqiptar.

Tv Klan