Dolce & Gabbana sjell një vizion të guximshëm barok në Romë.
“Dal cuore alle mani”, që do të thotë “Nga zemra te duart, Dolce & Gabbana” ekspozita u hap në Palazzo delle Esposizioni dhe do të qendrojë deri më 13 Gusht, duke shfaqur mbi 200 vepra të punuara me dorë, ku ndërthuhet historia dhe artizanati Italian.
“Ekspozita Nga zemra te duart e Dolce & Gabbana” është një homazh per dy stilistët e modës, por edhe për artizanatin. Si bëhen idetë realitet? Përmes punës së artizanëve në atelie – punës me qëndisje, me ngjyra, me zbukurime. Ajo cfare shfaqet ketu është një monument për këtë realitet të modës”, tha Florence Muller, kuratore e ekspozitës, Dolce & Gabbana.
Ndalesat e radhës do të jenë në Milano dhe Paris.
“Mendoj se është një privilegj të krijosh një pasqyrë të funksionimit të një biznesi, i cili nga njëra anë është një biznes, nga ana tjetër është një lloj bote magjike, alternative baroke. Gjithashtu është një mundësi e shkëlqyer, për të festuar stilin, kulturën italiane, përgjatë shekujve përmes këndvështrimit të një stilisti mode me famë botërore”, tha Nigel Hurst, drejtor i ekspozitave.
Çdo veshje, nga fustanet Alta Moda te kostumet e realizuara me kujdes, duhen muaj për t’u krijuar dhe kjo shërben si një dëshmi e traditave të Italisë.
Ekspozita shtrihet në 13 dhoma dhe në një sipërfaqe prej mbi 1,500 metrash katrorë, ku përfshihen edhe pjesë nga piktura e rilindjes, folklori Sicilian nga Roma e Lashtë.
“Fakti që ekspozita mbërrin në Romë është një moment simbolik shumë i rëndësishëm, sepse Roma është kryeqyteti i arteve. Këtu janë zhvilluar me artistët më të mëdhenj dhe kështu, ekspozita u bën homazh shumë prej këtyre figurave, si Rafaeli ose Karavaxho, por edhe artit grek. Këtu do të zbuloni një fustan të frymëzuar nga Koloseu”, tha Florence Muller, kuratore e ekspozitës, Dolce & Gabbana.
Shfaqja paraqet gjithashtu vepra origjinale nga artistë bashkëkohorë.
“Dal cuore alle mani” do të shkojë në Shtetet e Bashkuara për t’u vendosur në institucione të mëdha kulturore.
Klan News