Ekspozita e veçantë e Romës


Ekspozita e veçantë e Romës

08:40 14/10/2020

Publikohen buste që janë ndërtuar 2500 vjet më parë

Pas disa dekadave të mbyllura në një bodrum, disa nga skulpturat më të veçanta nga antikiteti janë ekspozuar për publikun në Romë. Buste të perandorëve romakë, sarkofagë dhe një reliev antik grek të gdhendur 2500 vjet më parë janë vetëm disa nga 92 skulpturat që ndodhen në Palazzo Caffarelli.

Mermerët i përkasin familjes aristokratike Torlonia dhe besohet të jenë koleksioni më i madh privat në botë. Si shumë familje kryesore romake, Torlonia fillimisht vendosi koleksionin e tyre të madh në një muze. Mes këtij koleksioni gjigant ishte edhe një burim uji i gdhendur që besohej se qëndronte në kopshtin e Juli Caesarit.

Shumë prej punimeve i janë nënshtruar një restaurimi thelbësor gjatë viteve, përfshirë këtu një statujë të një dhie, trupi i së cilës daton në shekullin e parë pas Krishtit, koka e së cilës besohet të jetë krijuar nga skulptori i famshëm italian i shekullit të 17-të Bernini.

Më pas familja Tolonia në vitin 1976 kërkuan që muzeu ku ata ekspozonin statujat e tyre të shndërrohej në apartament privat.

Ekspozita “Torlonia Marbles” do të hapej në prill të këtij viti, por u shty për shkak të koronavirusit. Ajo do të qëndrojë i hapur deri në qershor të 2021 dhe pritet të prezantohet në disa vende të Evropës dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Klan Plus





Të ngjashme