Në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” u çel ekspozita “Venus”, e kuruar nga Lek Gjeloshi. Ajo sjell imazhe nga arkivi i tre mjeshtrave të fotografisë Gegë Marubi, Pjetër Rraboshta dhe Dedë Jakova. Në qendër të ekspozitës është Shtëpia e Mark Kakarriqit në Shkodër, e njohur më vonë si Shtëpia e Pionierit, ku janë zhvilluar ngjarje të rëndësishme historike dhe artistike.

Drejtuesi i muzeut “Marubi” Luçian Bedeni tregon risitë e këtij sezoni ndërsa thotë se do të kemi të reja pozitive për Marubin në UNESCO.

Kjo është ekspozita e parë për vitin 2025 dhe do të qëndrojë e hapur deri më 1 qershor, duke ofruar një rrëfim të veçantë mbi historinë dhe artin e fotografisë shqiptare.

Klan News