“Lajmet e rreme” nuk janë të reja, thuhet në një ekspozitë e cila i fton vizitorët në Bruksel të shohin paralelet me Gjermaninë Naziste, shkruan Reuters.

Ekspozita në hapësirat e Parlamentit Evropian fokusohet në atë, se si partia naziste ka përdorur propagandën dhe mediat për t’i ndihmuar Adolf Hitlerit për të fituar fuqi në Gjermani.

Kuratori, Steven Luckert, i cili ka dërguar ekspozitën në kryeqytetin e Bashkimit Evropian nga Uashingtoni, ka thënë se taktikat pasqyrojnë strategjitë e partive popullsitë të ditëve të sotme.

Ekspozita, Shtet i Mashtrimit: Fuqia e Propagandës Naziste, është inspiruar nga shumë muaj të debateve se sa shumë kanë mundur të ndikojnë lajmet e rreme në fushatën presidenciale dhe zgjedhjen e presidentit amerikan, Donald Trump.

Luckert shpreson se kjo do të ndihmojë në luftimin e rritjes së racizmit dhe anti-semitizmit në Evropë.

“Janë disa aspekte frikësuese të kulturës bashkëkohore dhe shoqërisë me rritjen e lëvizjeve të së djathtës ekstreme në disa vende”,

ka thënë ai.

Përmes fotografive, gazetave të vjera, sloganeve dhe materialeve te tjera të partisë naziste, ekspozita tenton të vë në pah se si është rritur fuqia e kësaj partie në parlamentin gjerman nga 6.5 për qind në 33.3 brenda tetë vitesh.

“Propaganda funksionon jo vetëm në ndryshimin e opinionit, mirëpo edhe në mënyrën se si ju silleni”,

ka thënë ai.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur në Parlamentin Evropian deri më 13 Maj./REL