Pas Prishtinës, autori synon që t’i shfaqë skulpturat edhe për qytetarër në Beograd

Një ndër plagët më të mëdha të shoqërisë, fati i të pagjeturve është temë që është rikthyer në sheshin Skënderbeu në Prishtinë. Kësaj radhe jo nëpërmjet protestave por nëpërmjet një ekspozite të artistit Eroll Muratit.

Më gjeni mban titulli i ekspozitës ku skulpturat duket sikur i nxjerr nga toka. Skulpturat simbolizojnë dy figura njerëzish të rrethuar me zinxhirë e që simbolizojnë të shkuarën e prangosur.

Sipas autorit, skulpturat shprehin masën e madhe dhe boshllëkun duke kërkuar shpëtim nga ata që i kanë harruar. Ankthi dhe pritja bëhen bashkë në to si klithje kundër harresës. Gjatë natës përmes dritave përcjellin pafajësinë.

Në një tjetër format, ekspozitën synon ta dërgojë edhe në kryeqytetin e Serbisë  Ekspozita e vendosur në sheshin “Skënderbeu”, e që ka marrë vëmendjen e kalimtarëve do të qëndrojë e hapur në shesh për dy javë. Ende janë 1630 persona të pagjetur që nga lufta e fundit në Kosovë në vitin 1999.

Klan News