Para shfaqjes për publikun, veprat i janë nënshtruar restaurimit për shkak të dëmtimeve nga koha

7 ikona të mjeshtrave të mëdhenj të periudhës bizantine janë ekspozuar në ambjentet e Muzeut të Artit të Mesjetar. Ikonat, të cilat i përkasin krijimtarisë së Onufrit, David Selenicës, Shpatarakut dhe piktorë të tjerë të shkëlqimit të kësaj periudhe, janë ekspozuar për publikun pas një periudhe më shumë se 50 vjeçare nga zbulimi.

Veprat i janë nënshtruar fillimisht një proçesi restaurimi delikat,për shkak të dëmtimeve nga koha. Veprat e ekspozuara dhe fondi i pasur i Muzeut të Artit Mesjetar vijnë si kontribut i studiuesit Theofan Popa,i cili shpëtoi gjatë kohës së diktaturës mijra ikona dhe vepra liturgjike.

Muzeu i Artit Mesjetar ka në fondin e tij rreth 7 mijë objekte kulti dhe vepra arti,që datojnë nga mesjeta e  hershme deri në fillim të shekullit XX.

Tv Klan