Fotografi i njohur Gjon Mili, tashmë do të këtë një muze në qytetin e Korçës. 240 foto të realizuar prej tij u ekspozuan në perlën arkitekturore të Korçës, që të gjithë e njohin si “shtëpia rumune” në zemër të qytetit juglindor.

Për kreun e Bashkisë, muzeu i Milit, pasuron zinxhirin e trashëgimisë kulturore të qytetit dhe vjen si atraksion i rrallë për vizitorët, që përpos të tjerash, plotësojnë në Korçë edhe shijet artistike.

M

uzeu është i veçantë. Unë kam patur fatin ta ndjek ecurinë e punimve, jo vetëm për setin e fotove të shkrepura prej tij dhe koleksionin e fotove dhe objekteve që i takojnë Gjon Milit dhe familjes së tij, por edhe për disa detaje që vizitorët do t’i shohin”.

Në ambientet e muzeut, përveç fondit të mbi 200 fotove, janë ekspozuar edhe detaje nga jeta e fotografit. Në qytetin që ka sot numrin më të madh të muzeve, ky i Gjon Milit, për ministren e Kulturës Mirela Kumbaro, vjen si aset i çmuar i kurorës së trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore.

Trashëgimia kulturore nuk është vetëm gur e mur, por edhe shpirt dhe art i fotografisë, që na vjen si një aset i jashtëzakonshëm”.

Në dy prej hapësirave interaktive të muzeut, kuriozët e fotografisë mund të eksplorojnë lojën e dritës, për të njohur edhe dimensionin tjetër të Milit, si shkencëtar, duke marrë me vete edhe një shkrepje, si kujtim të njohjes me artistin, që jetësoi në celuloid, më të mëdhenjtë e politikës dhe artit botëror.

Tv Klan