Pesëmbëdhjetë nga ndërtuesit më të talentuar të Legos në botë janë ftuar për të treguar krijimet e tyre unike në një ekspozitë vjetore që mbahet në Danimarkë.

Këtë vit të pasionuarit pas lodrave lego nga nëntë vende të ndryshme patën mundësinë të shfaqin punimet e tyre si një dragua i artë, një kalorës dhe një darkë e stilit të viteve 1950, në shtëpinë e Legos që ndodhet  në qytetin danez të Billund.

Ekspozuesit duhej t’i transportonin krijimet e tyre në këtë ndërtesë dhe të ndihmonin në instalimin e tyre në mënyrë që ato të shihen edhe nga vizitorë të tjerë.

Çdo vit që nga hapja e të ashtuquajturës Shtëpia e Legos në qytetin danez të Billund vijnë jo vetëm prindër me fëmijë të pasionuar pas legove.

Sipas kompanisë që prodhon këtë lodra për fëmijë, afër 25% e të gjithë vizitorëve në Shtëpinë e Legove çdo vit janë të rritur që zgjedhin ta vizitojnë atë vetëm.

Klan News