Askush nuk e di si mbërritën në Bibliotekën Kombëtare

Për herë të parë Biblioteka Kombëtare ekspozon këto vepra të rralla që flasin për shkencën, monumentet, florën, faunën dhe varret egjiptiane.

“La si produkt këtë vepër e cila është një vepër artistike tipografike nga më të famshmet, por njëkohësisht një vepër e rëndësishme shkencore. Nuk është vetëm Egjipti i vjetër. Këtu është dhe guri i Rozetës që është guri që deshifrohet për herë të parë hiroglifet egjiptiane problemet bëhen të lexueshme”.

Askush nuk e di se si kanë përfunduar në Fondin e Bibliotekës Kombëtare, por se kush i porositi me ngulm po. Napoleon Bonaparti, kur pushtoi Egjiptin mori me vete më shumë se 1000 njohës të arkeologjisë, shkencës,  natyrës dhe arteve për të regjistruar çdo të dhënë.

“Ne kemi po ashtu një vepër të tillë që ruhet në Bibliotekën e Aleksandrisë. Këto vepra flasin për Egjiptin e lashtë, atë moderne dhe dokumentimi i florës dhe faunës. Një libër i veçantë është ai i vdekjes, ku përkthehen të gjitha praktikat dhe shënimet që linin dhe besonin egjiptianët për jetën e përtejme”.

Kjo nismë e Bonapartit shënoi fillimin e Egjiptologjisë. Në 11 vëllimet që ruhen në Bibliotekën Kombëtare, ruhen provat e Egjiptit të dikurshëm, nëpërmjet vizatimeve dhe shënimeve që lanë pas studiuesit më të famshëm të asaj kohe. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri të shtunën.

Tv Klan