Fustani i martesës së Princeshë Dianës nga dasma e saj në vitin 1981 me Princin Charles do të ekspozohet për publikun e gjerë.

Dizenjimi i famshëm Elizabeth dhe David Emanuel do të jetë pjesë e një ekspozite në pallatin e Kensingtonit, që do të hapet më 3 Qershor.

Fustani i Princeshës iu huazua pallatit nga dy djemtë e saj, Princi William dhe Princi Harry.

Rasti koincidon edhe me ditëlindjen e 60-të të Princeshës, prandaj për të shënuar ditën, do të zbulohet edhe një statujë përkujtimore në muajin Korrik.

Megjithëse Diana dhe Charles u divorcuan zyrtarisht në 1996, fustani i saj mbetet një nga më të dashurit dhe të paharrueshmit në historinë moderne.

Veshja ikonike njihet menjëherë për shkak të dizenjimit luksoz, dekoltesë së hapur e të zbukuruar dhe mëngëve voluminoze e të fryra.

Pa dyshim, që aseti më i rëndësishëm i fustanit është bishti rreth 7 metra i gjatë, që edhe sot mbahet si një nga më të gjatët në histori. /tvklan.al