Ekspozohet mjeshtëria e Dedë Jakovës në fotografi


Ekspozohet mjeshtëria e Dedë Jakovës në fotografi

19:10 19/09/2020

Publikohen 260 imazhe të veçanta  

Këto shkrepje i përkasin një gjeneratë tjetër të fotografëve në vendin tonë. Është mjeshtëria e Dedë Jakovës, nxënës i Kel Marubit e cila erdhi në formën e një ekspozite të shumëpritur për publikun shkodran.

Janë 260 imazhe në këtë ekspozitë nga 58.000 mijë në total, të cilat kuratori i ekspozitës, Lek Gjeloshi, thotë se pasqyrojnë qartë vlerat e fotografisë së Dedë Jakovës.

Drejtori i Muzeut Kombëtar të Fotografisë Marubi, Luçian Bedeni, bëri me dije se ekspozita do të qëndrojë e hapur gjatë, për t’i dhënë mundësinë kujtdo për t’u njohur me të.

“Kam bindjen e plotë që kjo ekspozitë që do të qëndrojë hapur deri në Shkurt. Të gjithëve do t’i jepet mundësia për ta parë”.

Fotografitë e përzgjedhura të Dedë Jakovës vijnë si një dëshmi historike e frymës së monarkisë dhe ndikimit të fashizmit, në konsolidimin e regjimit diktatorial të komunizmit.

Tv Klan





Të ngjashme