Tarraca e katit të katërt në Gjykatën e Lartë në Tiranë u përfshi nga flakët. Ngjarja ndodhi në ambientin e përshtatur si lokal, në godinën pranë kryqëzimit të rrugës “Myslym Shyri” me rrugën “Ibrahim Rugova”.
Në vendin e ngjarjes mbërritën shërbimet zjarrfikëse, të cilët bënë të mundur shuarjen e flakëve. Arjan Ahmetaj, shef i parandalimit të zjarreve, tregoi për mediat shkakun dhe rrethanat e ngjarjes.
Sipas Ahmetajt, objekti ku ndodhet Gjykata e Lartë, ka të gjitha masat e mbrojtjes kundra zjarrit dhe shpëtimit dhe nuk ka rrezikuar arkivën, për shkak se ndodhej në një tjetër ambient.
Klan News