Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka reaguar pas akuzave të Partisë Demokratike se Nezar Seiti, i dyshuar nga organi i akuzës si financier i grupit që drejtohej nga Moisi Habilaj, është ekstraduar në Itali në përpjekje për të mbyllur çështjen “Tahiri” dhe njëherazi për të sabotuar Reformën në Drejtësi.

Gjonaj, me anë të një statusi në Facebook, tha se Seiti u ekstradua në Itali, në zbatim të vendimeve të gjykatave shqiptare dhe kërkesës për ekstradim nga Ministria e Drejtësisë italiane, konform ligjeve dhe akteve ndërkombëtare.

Ai sot është në duart e Prokurorisë italiane. Por opozita vijon të konsumoje përditë energji për një alarm fals, duke e trajtuar rastin sikur i pandehuri u arratis apo u la i lirë dhe jo që iu dorëzua pikërisht drejtësisë italiane.

Organet e akuzës shqiptare nuk i pengon asgjë, përkundrazi kanë të gjitha mjetet ligjore të parashikuara për të bashkëpunuar me ato italiane me qellim për të marrë dhe për të përfituar çdo informacion që do t’ju nevojitet për efekt hetimi.

Çdo veprim ndryshe nga ekstradimi do te përkthehej dhe nga shteti italian si mungesë vullneti për të bashkëpunuar në luftën kundër krimit të organizuar.

Jam e bindur se nëse nuk do të ishte ekstraduar, kjo opozitë kaq haptaz e trembur prej Reformës në Drejtësi, do të thoshte “nuk i’a dorëzuan antimafias italiane, po e mbajnë këtu për ta mbrojtur me duart e kapura të drejtësisë”…

Kështu që në pamundësinë për të gjetur se cila do të ishte zgjidhja me e mirë për një opozitë që tenton të manipuloje edhe atëherë kur nuk ka, në thjesht na mbetet te shpjegojmë me durim përmes fjalëve dhe tregojmë me këmbengulje përmes veprave, se ligjshmëria është busulla e vetme që orienton vendimmarrjen tonë

”, tha Gjonaj. 

 /tvklan.al