Dy shtetas shqiptarë janë ekstraduar drejt Italisë pasi kërkoheshin nga drejtësia për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. 49-vjeçari F.T., nga Lushnja ka qenë menaxheri i një grupi që merrej me trafik droge. Në periudha të ndryshme ai ka siguruar kokainë për këtë bandë.

Ndërkohë 35-vjeçari Fation Xhezairi, banues në Durrës, kërkohej pasi për të kishte një dënim me 5 vjet, 9 muaj e 6 ditë burg për trafik droge. Nga fillimi i qershorit deri në fund të gushtit 2011, në një zonë të Italisë, ky person, në bashkëpunim me disa të tjerë, është marrë me shitje të lëndëve narkotike dhe ka menaxhuar dorëzimin e kokainës dhe heroinës nga tregtarë droge me origjinë nga Italia.

Në disa raste ka hasur problematika për të marrë paratë që i kishin borxh tregtarët lokal të drogës, të cilët ai i kërcënonte dhe i detyronte me dhunë që t’i jepnin paratë.

Në Rinas, specialistët e Interpol Tiranës, të dy shtetasit e arrestuar ua kanë dorëzuar oficerëve të eskortës Interpol Roma, për shoqërimin drejt Italisë./tvklan.al