Ekstradohen nga Greqia dy të kërkuar ndërkombëtarë – TV KLAN

Ekstradohen nga Greqia dy të kërkuar ndërkombëtarë

Interpol Tirana ka ekstraduar dy persona nga Greqia, të cilët janë dënuar në Shqipëri nga gjykata. E.Sh. 31 vjeç është dënuar nga Gjykata e Pogradecit në vitin 2015 me 5.4 vite burgim për shitje droge.

Më 4 Shkurt 2014, 31- vjeçari në bashkëpunim me persona të tjerë kanë transportuar një sasi lënde narkotike nga Tepelena, me qëllim shitje në qytetet Korçë dhe Pogradec. Ai u arrestua më datë 21.06.2018 në Greqi me qëllim ekstradimin në Shqipëri.

Ndërsa e ekstraduara e dytë është një 69-vjeçare me iniciale F.Xh. e dënuar nga Gjykata e Tiranës në vitin 2015 me 6.8 vite burgim për mashtrim. Më 21 Dhjetor 2012 nëpërmjet mashtrimit, 69-vjeçarja ka shitur banesën e një shtetaseje tek një person i tretë. Shtetasja F. XH. është arrestuar më 2 Nëntor 2018 nga autoritetet policore greke. /tvklan.al

Kategori
KronikeTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*