Ekstradohet drejt Kinës i dënuari me 10 vite burg

Foto arkiv

Ekstradohet drejt Kinës i dënuari me 10 vite burg

13:36 01/08/2019

Ekstradohet drejt Kinës një shtetas kinez, i dënuar me 10 vite burg për “gjobëvënie”. 

Arrestimi i personit me iniciale G.L. u bë në Qershor 2019 në Aeroportin e Rinasit. Ai  ishte një nga anëtarët kryesorë të një bande kriminale, e cila ushtronte aktivitetin e saj në qytetet Aotou, Maonan, Maoming dhe në provincën Guangdong, duke ushtruar dhunë, duke vënë gjoba dhe duke hapur kazino e lojëra fati, nga të cilat përfitonin para në mënyrë të paligjshme.

Në vitin 2013, ky person në bashkëpunim me disa anëtarë të tjerë të bandës, mori peng dhe mbajti në mënyrë të paligjshme një shtetase, duke e detyruar atë të shlyente një shumë prej 3.8 milion CNY (monedhë kineze).

Në vitin 2014, po në bashkëpunim me disa anëtarë të tjerë të bandës shkoi në një kompani dhe e detyroi drejtuesin e saj të shlyente një kredi, duke shitur 23 suita, 40 hapësira parkimi dhe 6 autovetura me çmim të ulët.

Policia tha se G.L. iu dorëzua oficerëve kinezë në Pikën e Kalimit Kufitar në Aeroportin e Rinasit./tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
Delta

UKT