Një 48-vjeçare i dënuar në mungesë për vrasje është ekstraduar nga Belgjika drejt vendit tonë. Ai është Pëllumb Muskaj, i dënuar nga Gjykata e Vlorës me 16 vjet burg për vrasje me dashje.

Më 15 Janar 1993 ai ka vrarë me kallashnikov viktimën me iniciale G.H. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në Orikum të Vlorës.

Pëllumb Muskaj dhe viktima debatuan fillimisht pasi i ndjeri akuzohej se i kishte vjedhur një shumë parash shokut të tij.

Viktima G.M. refuzoi që t’ja jepte paratë dhe në rrethana të tilla, Pëllumb Muskaj e qëlloi me kallashnikov duke i shkaktuar vdekjen.

Pëllumb Muskaj u arrestuar më 19 Janar 1993, por në vitin 1997 u arratis nga burgu i Lushnjes.  /tvklan.al