Nga Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Sofja, Bullgari, u krye ekstradimi nga Sofja, Bullgari, 49 vjeçarin Rexhep Ipek, lindur në Turqi dhe banues në Durrës, i cili ka shtetësi shqiptare (është i pajisur me pasaportë shqiptare), pasi ka qenë i martuar me një shtetase shqiptare.

49-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, më datë 15.10.2019, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafik i narkotikëve, kryer në formën e posaçme të grupi kriminal”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur: Nga hetimet e Prokurorisë për Krimet e Rënda, Tiranë, ka rezultuar se Ipek në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka qenë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Sofja, u bë i mundur arrestimi i tij në Bullgari dhe ekstradimi drejt vendit tonë./tvklan.al