Një 23 – vjeçar i dënuar me 2 vite e 8 muaj burg është ekstraduar ditën e sotme nga qyteti i Frankfurtit në Gjermani, drejt vendit tonë.

Ai është Hoselito Ibrahimi, nga Elbasani, i dënuar për veprën penale prodhim e mbajtje pa leje e armëve të ftohta, nga Gjykata e Elbasanit në 2015 -ën.

Ekstradimi i tij u erdhi si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Wiesbaden. /tvklan.al