Ekstradohet nga Gjermania, Arbër Çekaj

Ekstradohet nga Gjermania, Arbër Çekaj

10:05 19/09/2019

Akuzohet për trafikimin e 613 kg kokainë

Ekstradohet nga Gjermania, Arbër Çekaj, i akuzuar për 613 kilogramë kokainë të kapur në Portin e Durrësit. Ai ishte pronari i kontenierit me banane ku ishte fshehur droga. Lajmi për ekstradimin e tij është bërë i ditur nga numri dy i Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj.

Ajo bëri të ditur shifrat e arrestimeve gjatë këtij viti. Rezultojnë se janë ndaluar 1187 persona të shpallur në kërkim kombëtar për vepra të ndryshme penale.

“77 persona të kërkuar për krime të rënda kundër personit dhe pronës, si vrasje, rrëmbim personi dhe shkatërrim të pronës me eksploziv. 100 persona për kultivim dhe trafikim të lëndëve narkotike dhe 37 për trafiqe të paligjshme. 154 persona për krime në fushën e krimit ekonomik e financiar, si pastrim parash, korrupsion dhe krime kompjuterike. 110 persona për dhunë në familje, 709 persona për krime kundër personit, pronës dhe për krime mjedisore”.

Ajo theksoi punë e mirë të Interpol Tiranës bërë në bashkëpunim me homologët europianë apo dhe me ata të Shteteve të Bashkuara. Dy shqiptarë, njëri prej tyre më rrezikshmëri të lartë shoqërore i dënuar me 15 vite burg, janë ekstraduar nga Shtetet e Bashkuara si dhe është bërë ekstradimi i tre personave që ishin në kërkim.

Tv Klan


Delta
LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori