Një 29-vjeçar shqiptar është ekstraduar nga Gjermania drejt vendit tonë, i cili është i dënuar me burgim të përjetshëm. Ai është Bledar Bushaj, i dënuar për vrasjen e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve.

Bledar Bushaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me burgim të përjetshëm, për kryerjen e veprave penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Më 11 tetor 2013 rreth orës 09:20, në Ishëm të Durrësit 29-vjeçari qëlloi me armë zjarri në drejtim të shtetasve A.B., F.B., dhe V.B., të cilët kanë qenë duke prerë dru për të pastruar vendin ku do të ndërtohej një rrugë. Për pasojë mbeti i vrarë shtetasi A.B., dhe u plagosën dy shtetasit F.B., dhe V.B., (nënë e bir). Ngjarja ka ndodhur pas një sherri për motive të dobëta ku njëra palë ka kundërshtuar prerjen e pishave. Arrestimi i tij në Gjermani u bë me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

/tvklan.al