Një 56-vjeçar shqiptar është ekstraduar nga Greqia drejt vendit tonë pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ai është Hashim Isufi 56 vjeç, i dënuar me 18 vite burg nga Gjykata e Tiranës për vrasje me paramendim e mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Në Mars të vitit 1998, 56-vjeçari Isufi tentoi të vriste qytetarin me iniciale L.V., duke e plagosur rëndë me pistoletë. Ngjarja ndodhi në fshatin Ferraj të Tiranës për motive të dobëta. Hashim Isufi ishte arrestuar në Greqia pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana. /

tvklan.al