Paulin Nikaj ekzekutoi Nimet Zyberin në sy të familjes

Ky është 40-vjeçari Paulin Nikaj, i cili në 2014 vrau në Itali bashkëkombasin e tij, Nimet Zyberi. Interpol Tirana e ka arrestuar dhe e ka dërguar në Itali Nikajn, i cili është dënuar në Bolonja me 30 vite burg.

40-vjeçari e vrau Zyberin në sy të bashkëshortes dhe vajzës, para një supermarketi. Shkak i vrasjes u dyshua larja e hesapeve.

Vrasja në atë kohë u pa nga dhjetra dëshmitarë në Rimini, dhe Paulin Nikaj, babaj i dy fëmijëve, erdhi drejt Shqipërisë pas ngjarjes. Prej vitesh ai fshihej në zonat e Fushë-Krujës.

Ndërkohë Interpol Tirana ka ekstraduar nga Greqia 43-vjeçaren Aurela Doksani. Gruaja nga Fieri ishtë dënuar me 8 vite e 8 muaj burg për trafik droge.

Në vitin 2011 ajo ka tentuar të kalojë në Kakavijë 130 gr heroinë drejt Greqisë. Nga hetimet rezultoi se 43-vjeçarja mund të jetë përdorur nga grupe kriminale të Fierit për të kaluar sasi të vogla droge drejt Greqisë. Ajo u dyshua se kishte kaluar edhe sasi të tjera heroinë në Greqi, por kjo nuk u provua dot nga prokuroria.

Tv Klan