Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Athinën,  kryen ekstradimi nga Athina/Greqi drejt vendit tonë të Fatos Metushit, 53 vjeç, lindur në Boçovë, Fier.

Metushi, ishte i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin penal të datës 23.02.2000, e ka  dënuar me 25 vjet burgim për veprën penale “Vrasje me paramendim”, parashikuar nga neni 78 i Kodit  Penal.

Ngjarja

Fatos Metushi në vitin 1997 në fshatin Boçovë, Fier ka vrarë me armë zjarri shtetasin S. A.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Athinë/Greqi, u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë./tvklan.al