Është ekstraduar nga Greqia që person i dënuar për ngacmim seksual ndaj të miturve. Policia bën me dije se 55-vjeçari Sokol Metaj është vënë në pranga në Greqi dhe më pas është ekstraduar drejt vendit tonë.

Më tej sqarohet se Metaj ishte shpallur person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 5 vjet burg për veprën penale “Ngacmimi seksual” dhe Gjykata e Apelit Tiranë ka vendosur lënien në fuqi të këtij vendimi penal.

Më datë 15.11.2015, në afërsi të kalçetove të një kompleksi në Tiranë, në automjetin e tij, i dënuari Sokol Metaj, i cili ishte trajner futbolli, ka ngacmuar seksualisht dy shtetas të mitur, njërin prej të cilëve e kishte nxënës në kursin e tij të futbollit”, njoftojnë autoritetet.

Tashmë Meta do të vuajë dënimin me 5 vite burg, pasi të kryhen të gjitha procedurat e ekstradimit.

Metaj ka një karrierë të gjatë si futbollist dhe si trajner. Ai e ka nisur karrierën te Naftëtari ku ka luajtur deri më 1988. Në sezonin 1992- 1993 ka veshur fanellën e Partizanit ku atë vit është shpallur edhe kampion. Më pas ka luajtur jashtë Shqipërisë, me Nk Mura në Slloveni dhe me Sibenik dhe Zadar në Kroaci.

Metaj më pas ka punuar dhe si trajner, pasi ka drejtuar Dinamon, Laçin, Skraparin, Turbinën, Naftëtarin, Besëlidhjen dhe Mamurrasin./tvklan.al