Një 39-vjeçar nga Fieri i dënuar me 32 vite burgim për 3 vepra të ndryshme penale, është ekstraduar nga Holanda drejt vendit tonë. Bledar Qemalaj është dënuar me 23 vite burg për vrasje, 8 vite për trafik droge dhe 1 vit burgim për armëmbajtje pa leje.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, më 28 Mars 2006 e ka dënuar me 23 vjet burg për veprën penale “Vrasje me paramendim”. E njëjta gjykatë, më 20 Nëntor 2009 e ka dënuar me 8 vite për trafik të lëndëve narkotike. Ndërsa më 22 Tetor 2004, Gjykata e Apelit të Vlorës e ka dënuar me 1 vit burgim për armëmbajtje pa leje, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Fierit.

Më 3 Maj 2014, në rrugën “Qemal Stafa” në Tiranë, Bledar Qemalaj ka vrarë me armë zjarri shtetasin me iniciale E. V. Në datën 25-26 Gusht 2004, 39-vjeçari Qemalaj në bashkëpunim me disa persona të tjerë, ka arritur që të trafikojë nga Shqipëria drejt Italisë 15 kg heroinë.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol The Hage/Hollandë, u bë i mundur arrestimi i tij në Amsterdam, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

/tvklan.al