Një 33-vjeçar është ekstraduar nga Italia, pasi kërkohej nga autoritetet shqiptare për një plagosje të ndodhur disa kohë më parë.

Policia bën me dije se Marjan Xhepaxhiu është arrestuar nga autoritetet policore në Itali, në zbatim të urdhër-arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana.

Xhepaxhiu është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me 4 vite burg, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Marjan Xhepexhiu, ka plagosur me mjet të fortë një person, duke i shkaktuar dëmtime të rënda./tvklan.al