Martin Maroçi, një 43 – vjeçar i dënuar për vrasje është ekstraduar mëngjesin e sotëm nga Italia fqinje.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se, Maroçi, i njohur ndryshe si Mark Çupi, i lindur në Klos të Mirditës, akuzohet se në bashkëpunim me një tjetër person, me iniciale P.C, ka vrarë shtetasi me iniciale N. A.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në vitin 1997, në Kalithea të Greqisë. Në 2014 – ën, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, caktoi masën e sigurisë  “Arrest me burg” për 43 – vjeçarin, për kryerjen e veprës penale të “vrasjes me paramendim” dhe “mbajtjes pa leje te armëve luftarake”.

Ekstradimi i tij u bë nga Zyra Qëndrore Interpol në bashkëpunim me Interpol Roma./tvklan.al