Një 33-vjeçar i kërkuar nga autoritetet shqiptare është ekstraduar nga Kosova drejt vendit tonë. S.L. ishte shpallur në kërkim dhe u kap në Suarekë nga Njësia Speciale Fast Kosova në bashkëpunim me Interpol Tiranën dhe Fast Albania.

Gjykata e Matit ka caktuar ndaj 33-vjeçarit S.L. masën e sigurisë arrest në burg për veprën penale të pengmarrjes dhe armëmbajtje pa leje.

Më 17 Tetor 2020, 33-vjeçari së bashku me dy persona të tjerë, morën me forcë në makinë nën kërcënimin e kallashnikovit një person me të cilin kishin konflikte të hershme.

Më pas e dërguan në një banesë në fshatin Batër e Madhe të Burrelit, duke i hequr lirinë. Pengu u lirua falë ndërhyrjes së policisë, e cila sekuestroi edhe armën e zjarrit. /tvklan.al