Është ekstraduar nga Londra paraditen e kësaj të shtune 35-vjeçari nga Kukësi, i dënuar me 16 vite burg për vrasje.

Ekstradimi nga Mbretëria e Bashkuar drejt vendit tonë u bë nga Interpol, ndërsa siç bën me ije policia, 35-vjeçari Granit Shehu ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë me vendim të formës së prerë, një vit më parë, e ka dënuar me 16 vite burg për veprën penale “Vrasje me paramendim”.

Shehu në vitin 2015 në Kamzë në Tiranë, pas një konflikti për motive të dobëta ka vrarë me mjete prerëse shtetasin M. Sh. /Tvklan.al