Komron Zukurov akuzohej për organizimin e akteve terroriste

Është ekstraduar në Gjermani shtetasi nga Taxhikistani, Komron Zukurov. 24-vjeçari u arrestua në Prill në Tiranë nga Antiterrori, pasi ishte shpallur në kërkim nga Autoritetet gjermane si pjesë e një grupi terrorist.

Zukhurov mendohet se kishte ardhur në Shqipëri për të kryer një vrasje kundrejt 40 mijë dollarëve shpërblim.

24-vjeçari kërkonte të mos ekstradohet në vendin e tij, në Taxhikistan, me pretendimet se është keqtrajtuar dhe dhunuar nga autoritetet atje.

Polici tha se ndaj tij rëndojne akuzat “Pjesëmarrje në një organizatë të huaj terroriste”, i dyshuar si anëtar dhe pjesëmarrës i kësaj organizate të huaj terroriste, e themeluar si celulë terroriste në Gjermani për të bërë xhihad në emër të ISIS.

Tv Klan