Pritet të ekstradohet sot nga Spanja, Lulzim Berisha. Ish-kreu i bandës së Durrësit u arrestua në Dhjetorin e 2024-ës pas shkëmbimit të informacioneve me autoritetet e drejtësisë shqiptare.

52-vjeçari u shpall në kërkim në Janar të vitit 2022 për vrasjen Klodian Saliut, krim i ndodhur në 2005.

Në vitin 2016 ai arriti të dilte nga burgu pa e mbyllur dënimin prej 25 vitesh, duke u liruar me kusht nga Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës me pretendimet e shkaqeve shëndetësore. Por Gjykata e Lartë rrëzoi vendimin e lirimit të tij me kusht.

Ai u prangos në Spanjë dhe mbante dokumenta bullgare.

Klan News