Ekstremistët po përdorin video lojëra të zakonshme dhe platforma të tjera për të përhapur urrejtje. Zbulimi është bërë nga BBC Click, pas një hetimi të gjatë.

Gjatë tre muajve, studiuesit gjetën antisemitizëm, racizëm dhe homofobi në platforma, përfshirë DLive dhe Odysee, në lojëra të tilla si Call of Duty dhe Minecraft.

Aktivistët thonë se përfshirja e rrëfimeve ekstremiste në bisedat e përditshme mund të jetë një rrugë drejt radikalizimit.

Ndërkohë mësohet se mesazhet më pas kalojnë në platforma si Telegram. Kompania në një përgjigje për BBC ka thënë se është duke monitoruar çdo gjë, por nuk mund të shkel privatësinë e përdoruesve.

DLive dhe Odysee nuk i janë përgjigjur ende lidhur me këtë zbulim. Politikat e këtyre kompanive kanë zero tolerancë kundër urrejtjes dhe ekstremizmit të dhunshëm./tvklan.al