Histori me zhurmues – Viti 1951 do të shënjohet për një ngjarje të pashembullt të historisë komuniste. Më 19 Shkurt të këtij viti në oborrin e Ambasadës Sovjetike u hodh një sasi eksplozivi me fuqi të vogël dhe për pasojë u arrestuan dhe u pushkatuan 22 intelektualë. Për të folur lidhur me këtë ngjarje ishte i ftuar në “Histori me Zhurmues” të autorit dhe drejtuesit Pandi Laço historiani dhe shkrimtari Uran Butka.

“Në vitin 1951 në mesnatën e 26 Shkurtit u krye një masakër e pashembullt ndaj 22 intelektualve të asaj kohe të cilët u akuzuan si terroristë të pushtetit popullor. Me pretekstin e hedhjes së dinamitit në Ambasadën Sovjetike. Ishin persona të tjerë ato që hodhën eksplozivin dhe u arrestuan 7-8 muaj më vonë dhe u dënuan në një gjyq të mbyllur. Incidenti u ndje jo vetëm tek ne, por edhe në Moskë dhe përgjithësisht u shkrua për të. Mehmet Shehu përcaktoi ligje të jashtëzakonshme përtej ligjeve në fuqi.

Ideja e tyre ishte të fusnin terrorin dhe frikën dhe të mbylleshin gojët e atyre që nuk e donin Bashkimin Sovjetik. Ai tha të arrestojmë me qindra vetë dhe prej tyre të pushkatoheshin 10-15 për terror dhe tjerët të futeshin nëpër burgje dhe familjet e tyre të internoheshin. Anëtarët e byrosë thanë se ky rast ishte ndryshe sepse kishte patur miratim në kor dhe asnjë diskutim nuk ishte bërë.

U hartuan listat e zeza dhe u vendos të pushkatoheshin 22 veta mes të cilëve edhe disa figura të cilat Enver Hoxha i njihte vetë, siç ishte Sabiha Kasinati me të cilën ai kishte qenë në klasë në Liceun e Korçës. Shumë njerëz e lidhin pushkatimin e saj me motivin se ai e pëlqente edhe familjarët e saj këtë nxirrin si motiv. Por ajo nuk e përfillte atë. Për këto vrasje nuk u bë gjyq dhe kjo e bën më të pashembullt këtë. Pas pushkatimit qentë kan shqyer pjesë trupi. Dhe një traktorist i cili ishte nisur të hapte një tokë të re në atë vend u tromaks kur pa që po tërhiqte zvarrë trupin e një njeriu, ai ishte trupi i patretur i Sabire Kasimatit” tregoi Butka.

*Ky material është pjesë përbërëse e arkivës së Televizionit Klan për periudhën 1998-2012 që do të publikohet në kanalin e ri në YouTube /RTV Klan Arkiv. /tvklan.al