Pjesë e panelit në emisionin Historia ime në Tv Klan për të diskutuar rreth temës së ekzekutimit të 71-vjeçarit Lefter Zhidrut në qytetin e Elbasanit kanë qenë Ergys Mërtiri sociolog, Edlira Durmishaj, psikologe klinike dhe Driçim Çaka, gazetar i Tv Klan.

Sociologu Ergys Mërtiri është shprehur se kjo është një situatë shumë shqetësuese sepse në shoqërinë tonë po ndodh që dikush mjaft lehtësisht të fusë në shtëpi lëndë plasëse dhe armë zjarri.

“Ngjarja është edhe e çuditshme edhe shqetsuese. Është e çuditshme sepse është një njeri i thjeshtë në kuptimin që nuk është pjesë e ndonjë grupi të krimit të organizuar dhe nga ana tjetër ka një arsenal lëndësh shpërthyese, automatikë etj, në shtëpi, në pallat.

Të gjitha këto bëjnë që të kuptosh se kjo shoqëri ka probleme shumë të madha me aspektin social, mënyra si jetojnë, si kuptojnë. Kur një njeri i thjeshtë arrin të sigurojë arsenal armësh. Të ketë armë, lëndë plasëse, kallashnikove t’i mbajë kaq pa problem në shtëpi, do të thotë që këtu mundësia për të siguruar armë, mjete që mund të bësh kërdinë është shumë e lehtë. Unë tani mund të dyshoj edhe tek fqinjët e mi”, është shprehur sociologu Ergys Mërtiri. /tvklan.al